13:53 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aplikacioni kundër Covidit-19 edhe për moshat mbi 16 vjeç

Personat që jetojnë në Angli  dhe Uells së fundmi po nxiten të shkarkojnë aplikacionin qeveritar për gjurmimin e kontakteve.

NHS Covid-19 udhëzon përdoruesit të vetiolohen për 14 ditë nëse zbulojnë se ata ishin afër dikujt që kishin qenë i infektuar me koronavirusin.

Ai gjithashtu ka një skaner të checkin-it për të njoftuar pronarët nëse një vend që ata kanë vizituar zbulohet se është një zonë e nxehtë.

Kushdo nga mosha 16 vjeçe e lart mund ta shkarkojë aplikacionin në smartphone-in e tij.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se aplikacioni  do të ndihmojë të gjëjmë sa më shumë persona që janë të infektuar nga Covidi-19.

Kushdo që shkarkon aplikacionin do të ndihmojë në mbrojtjen e vetvetes, duke ndihmuar në mbrojtjen e të dashurve të tyre, duke ndihmuar në mbrojtjen e komunitetit të tyre sepse sa më shumë njerëz që e shkarkojnë atë, aq më efektiv do të jetë“-   tha ai për BBC-në.

Aplikacioni mban sekret kush merr një alarm të vetizolimit.

Dhe kishte një konfuzion nëse përdoruesit mund të injoronin njoftimin për të qëndruar në shtëpi.

Z. Hancock  shtoi se ky vetizolim do të jetë vullentar, ndryshe nga vetizolimi i detyrueshëm nëse thirreni nga NHS test dhe gjurmë.

Por Departamenti i Shëndetësisë kishte thënë më herët që përdoruesit duhet t’i binden këtij njoftimi dhe nëse do të ndodhte e kundërta, do të merrnin një gjobë prej 1000 £ .