14:48 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Apolloni: Aktorët kosovarë të punësuar në teatro, s’marrin pagë nga 8 muaj

Regjisori kosovar, Ben Apolloni, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka cituar nentin 7 të Ligjit për teatrot, ku tregohet numri i aktorëve rezidentë në teatrot kombëtare dhe ato të qyteteve.

Por, pavarësisht kësaj, kjo nuk ndodh edhe në vendin tonë, ndërsa aktorët që janë të punësuar në këto institucione nuk marrin pagë nga 7-8 muaj.

Ky është postimi i plotë i Apollonit:

Ligji për teatrot

Neni 7

4. Teatrot kombëtare duhet ta kenë ansamblin rezident prej së paku tridhjetë (30) aktorëve.

5. Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej së paku dhjetë (10) dhe me së shumtinjëzet (20) aktorëve.

VEREJTJE:

Edhe pse Ligji për teatrot e thotë se teatrot kombëtare DUHET të kenë se paku 30 aktorë, Teatri ynë Kombëtar, sipas informacioneve ne web faqen e tij, i ka vetëm 18 aktorë në ansamblin e tij rezident.

Teatrot e qyteteve, ose nuk kane fare ansamblet rezidente, ose i kane te përgjysmuar dhe që këto ansamble nga 7-8 muaj nuk marrin rrogat. Ndoshta edhe me gjate “agjërojnë”.