75 Mall Live Search
18:13 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Apostolova-autoriteteve: Urgjent t`i ndryshoni politikat e shëndetit për qytetarët

Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

“Dua të nxis autoritetet e Kosovës që të miratojnë strategjinë për ujërat, që është shumë i rëndësishme, strategjinë për ndryshimet klimatike dhe të rrisin eficencën në energji sa më shpejt që mundet”, tha ajo.

Apostolova, ka thënë se investimet e BE-së në Kosovë për përmirësimin e mjedisit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kemi vendosur që të bëjmë kampanja vetëdijësuese por nuk ka qenë e mjaftueshme. Do të sjellim praktika më të mira”, tha ajo.

Apostolova foli për angazhimin e BE-së dhe përmendi investimet që i kanë bërë në Kosovë sa i përket mjedisit, duke deklaruar se këto investime do të vazhdojnë.