17:14 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Apostolova mirëpret deklaratën për demarkacionin, pret ratifikim sa më të shpejt

Zyra e BE-së në Prishtinë, ka lëshuar një deklaratë për media, pas pas deklaratës së përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, për marrëveshjen e Demarkimit, ku thotë se Kosova me këtë bën një hap të rëndësishëm drejt heqjes së vizave.

Me këtë rast, Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalija Apostolova, ka thënë se e mirëpret deklaratën e përbashkët midis presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit, si një hap i rëndësishëm në drejtim të regjimit pa viza për Kosovën.

Ajo ka bërë të ditur se në një takim në prani të presidentit Thaçi, partitë politike treguan se një konsensus i gjerë në interes të Kosovës.

Më tej, Apostolova ka thënë se shpreson që Demarkkacioni të ratifikohet shpejt.

“Po presim që suksesshëm dhe shpejt të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë në demarkimin me Malin e Z që do t’i sjellë qytetarëve të kosovës të gazojnë mundësitë për lëvizje të lirë”, ka thënë Apostolova./Indeksonline/