Apostolova: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ndikon në rrugën e Kosovës drejt BE-së
Nataliya Apostolova shefe e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në prezantimin e saj të sotëm ka komentuar edhe nismën e deputetëve të për të zhbërë Gjykatën Speciale.
Apostolova ka deklaruar se shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ndikon shumë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
Sipas saj, rruga e Serbisë drejt Evropës kalon përmes dialogut me Kosovën. Në përfundim shefja e zyrës së BE-së tha se s’mundet askush të bëhet pjesë e BE-së pa pasur marrëdhënie të mira me fqinjët./Indeksonline/