75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Apostolova: Vizita e delegacionit tregon se BE është në anën e qytetarëve të Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka deklaruar se ardhja e delegacionit të lartë të BE-së sot tregon për përkrahjen që unioni ka për Kosovën.

Apostolova është shprehur shumë e kënaqur që Kosovën sot e vizitojnë, Kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini si dhe komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, transmeton Indeksonline.

“Vizita e tyre tregon që Bashkimi Evropian është në anën e qytetarëve të Kosovës, ashtu që ata të punojnë shumë për të lëvizur përpara drejt BE-së”,ka thënë Apostolova./Indeksonline/