13:42 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Apple dhuron 2.5 miliardë dollarë për zbutjen e krizës së strehimit, në Kaliforni

Drejtori i përgjithshëm i Applet, Tim Cook, zbuloi në një intervistë me Axiosin, të botuar të hënën, se kompania po shpenzon 2.5 miliardë dollarë për zbutjen e krizës së strehimit, në Kaliforni.

Cooku i tha Axiosit se problemi është “i paqëndrueshëm” dhe shumë i madh për sektorin publik që të merret vetë.

Apple është kompania e tretë e madhe e teknologjisë këtë vit që njofton një plan shpenzimesh për të luftuar krizën e strehimit në Kaliforni. Facebooku premtoi 1 miliard dollarë muajin e kaluar dhe Google zbuloi një plan shpenzimesh prej 1 miliard dollarësh në qershor./Indeksonline/