12:28 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Apple iMac Pro bëhet me ko-procesor A10 Fusion

Modeli i ri i kompjuterëve iMac Pro do të arrijnë gjatë dhjetorit dhe raportimet e reja njoftojnë se “bukuroshi” i ri i Apple do të ketë ko-procesor ARM A10 Fusion SoC, identik me atë që përdoret edhe në pajisjet iPhone dhe iPad.

Ko-procesori do të jetë një dispozicion 512MB RAM memorie dhe do të shërbejë për mbështetje për komandat me zë në interaksion me asistentin Siri dhe atë në cilëndo kohë, madje dhe kur iMac Pro është i shkyçur.

Kjo do të jetë hera e parë që Apple përdorë SoC e vet në një kompjuter Mac.

Po ashtu do të jetë në gjendje të kryejë operacione që do të kryhen në sfondin e sistemit operativ edhe kur kompjuteri është i ndalur, siç janë sinkronizimi, dërgesat e-mail dhe të ngjashme.