12:54 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Apple, me paralajmërim të ri për përdoruesit e iPhone-it

Apple ka pranuar se miliona përdorues të iPhone-it çorientohen në lidhje me përdorimin e të dhënave të vendndodhjes, si dhe ka premtuar se do ta rregullojë këtë problem.

Specialisti i sigurisë, Brian Krebs zbuloi se telefoni i ri iPhone 11 u kërkon përdoruesve informacion për vendndodhjen e tyre edhe kur përdoruesit kanë ndryshuar cilësimete e privatësisë së telefonit për të ndaluar këtë gjë të ndodhë. Kjo shkel politikën e privatësisë së kompanisë.

Si përgjigje, Apple fillimisht hodhi poshtë gjetjen e Krebs, si “sjellje e pritshme”. Por sot kompania ka ndryshuar qëndrim, duke paralajmëruar përdoruesit se çipi i ri Ultra me brez të gjerë po i nënshtrohet kontrolleve.

Sipas Applet, teknologjia me brez të gjerë është teknologji standarde e industrisë dhe i nënshtrohet kërkesave rregullatore ndërkombëtare që kërkojnë që ajo të fiket në vende të caktuara.

iOS përdor shërbimet e vendndodhjes për të ndihmuar në përcaktimin nëse një iPhone ndodhet në vendet e ndaluara, me qëllim që të çaktivizojë brezin e gjerë ultra dhe të respektojë rregulloret.

Duke deklaruar se i duhet të ndjekë rregulloret ndërkombëtare, kompania tani thotë se do të mundësojë që kontrollet e vendndodhjes në sfond të çaktivizohen në një përditësim të ardhshëm iOS.