Apple përditëson llaptopët “Mac Mini” dhe “Mac Mini Pro”
Apple ka njoftuar përditësimin e llaptopëve “Mac Mini” dhe “Mac Mini Pro”, me çipat e rinj M4 dhe M4 Pro.
Njëherazi, Apple njoftoi se këta do të jenë Mac-ët e parë neutral ndaj karbonit, shkruan IndeksOnline.
Mac Mini i ridizajnuar i përshtatet emrit duke qenë dukshëm më i vogël, me përmasa vetëm 5 x 5 inç, lehtë i përshtatshëm në pëllëmbë të dorës ose në një dekstop.
Në brendësi, pajisja është e ngarkuar me procesorët më të fundit të Apple M4 dhe M4 Pro, për të cilët Apple thotë se mund të ofrojnë performancë 1.8 herë më të shpejtë të CPU-së dhe 2.2 herë performancë më të shpejtë të GPU-së sesa modeli i mëparshëm, i cili ka çipin M2.
Ai gjithashtu përmban 16 GB memorie të unifikuar dhe fillon nga 599 dollarë, çmim i njëjtë me modelin e mëparshëm.