13:35 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Apple pothuajse bleu biznesin e Intel me modem për telefona

Në vitet e fundit, Intel ka prodhuar modeme për telefona, dhe kompania ka furnizuar Apple me modelet e saj.

Në të kaluarën, ka pasur lajme se Apple potencialisht po mendonte për zhvillimin e modemit të vet, dhe duket se kompania ishte shumë afër blerjes së departamentit të Intel për këtë qëllim.

Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve të veta, shkruan se Apple dhe Intel kanë diskutuar mundësinë që kompania nga Kupertino të blejë biznesin e Intel me prodhimin e modemeve për telefona. Megjithatë, këto bisedime u mbajtën kohë më parë dhe në ndërkohë ato kanë rënë, kështu që padyshim që nga ajo marrëveshje nuk do të ketë asgjë.

Megjithatë, kjo është interesante pasi raportet e kohëve të fundit kanë sugjeruar se Apple po përpiqet të gjejë një furnizues të komponentit 5G për pajisjet e ardhshme të iPhone, gjë e cila potencialisht mund të shtyjë lansimin e pajisjes. Kjo u mbështet gjithashtu nga konflikti i atëhershëm me Qualcomm dhe Apple u përpoq pa sukses për të gjetur një furnizues të ri modem.

Ndërkohë, Apple dhe Qualcomm kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, gjë që ka bërë që Qualcomm të furnizojë modemet 5G për iPhone 2020. Nga ana tjetër, Intel njoftoi se po largohet nga tregu për modemet e telefonit 5G.