19:50 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Apple prezanton iPhone 13 dhe gjeneratën e re Apple Watch

20:06 – Kamerat e iPhone 13 Pro: 92% përmirësim në fotot me dritë të pakët nga sensori me kënd të gjerë. Sensori i ri 77mm telefoto garanton zmadhim 3x. Kamera kryesore përmirëson performancën në dritë të pakët me 2.2 herë.

20:03 – Ekrani i ri Super Retina vjen me frekuencë 120Hz e cila përshtatet në sipas nevojës së përdoruesit nga 10Hz deri në 120Hz.

20:00 – iPhone 13 Pro vjen në katër ngjyra të reja: grafit, artë, argjendtë dhe blu.

19:59 – Tim Cook zbulon iPhone 13 Pro

19:56 – iPhone 13 mini shitet për 699 dollarë modeli dhe iPhone 13 për 799 dollarë modeli bazë. Hapësira bazë është 128GB.

19:54 – iPhone 13 dhe 13 mini kanë jetëgjatësi të përmirësuar baterie falë çipit A15.

19:53 – Modaliteti i ri “Cinematic Mode” lejon zhvendosjen e fokusit gjatë regjistrimit të videove.

19:50 – iPhone 13 dhe 13 mini ka dy sensorë: 12-megapikse kryesore dhe 12-megapiksel me kënd super të gjerë.

19:48 – Kamerat e reja të iPhone 13 kapin 47% më shumë dritë.

19:45 – Sipas Apple është 50% më i shpejtë sesa konkurrentët ndërsa grafikat janë përmirësuar me 30% krahasuar me gjeneratën e kaluar.

19:44 – A15 është procesori 5-nanometër në brendësi të iPhone. 6 bërthama, 4 të performancës së lartë dhe 2 të performancës ulët.

19:43 – Prezantohet iPhone 13 me ekranin e ri OLED në dy madhësi 6.1-inç dhe 5.3-inç. Ekranet e tyre kanë 28% më shumë shkëlqim.

19:38 – Apple Watch vjen në 5 ngjyra të reja dhe materiale prej alumini, titaniumi dhe çeliku. Prezantohen versionet Nike dhe Hermes.

19:36 – Ekrani i Watch Series 7 ka një kornizë vetëm 1.7 mm të trashë. Ekrani ka 70% më shumë shkëlqim.

19:34 – Çmimet fillojnë nga 199 dollarë për Apple Watch Series 3, 279 dollarë për Apple Watch SE dhe 399 dollarë për Apple Watch Series 7

19:30 – Fillon transmetimi live i evenimentit. Apple e nis me gjeneratën e re të Apple Watch. Kompania premton 18 orë jetëgjatësi baterie, ekrane më të mëdha, butona më të mëdha ndërsa është ridizajnuar edhe ndërfaqja.

Është ai momenti i vitit kur Apple prezantoi gjeneratën e re të iPhone, kësaj herë është iPhone 13.

Priten ndryshime të vogla duke qenë se vitin e kaluar u soll një dizajn i ri. Kamerat janë ato që do të marrin vëmendjen më të madhe ndërsa presim procesorë më të fuqishëm.

Ka pasur spekulime për një notch të ri ku fshihen sensorët Face ID.