09:12 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Apple, pritet të jetë lider në telefonat inteligjentë 5G

Sipas një studimi nga Strategy Analytics, Apple, pritet të bëhet ofruesi kryesor i telefonave inteligjentë vitin e ardhshëm.

Samsung, LG , Motorola dhe OnePlus, të gjithë ata kanë lansuar tashmë telefonat inteligjentë që mbështesin standardin e ardhshëm celular 5G.

Apple është ende duke pritur, por do të marrë përsipër pozicionin e udhëheqjes në 5G, sipas një studimi të botuar së fundmi nga Strategy Analytics, transmeton Telegrafi.

Analistë të tjerë, gjithashtu besojnë se gjenerata tjetër e iPhonet do t’i japë Applet përsëri impuls.

Ata presin që 200 milionë iPhone të shiten në vitin e ardhshëm dhe tregjet kryesore pritet të jenë SHBA-ja dhe Kina.

Aktualisht, Samsung është ende përpara me pajisjet 5G.

Sidoqoftë, të dy tregjet më të mëdha të 5G, Kina dhe SHBA-ja, do të mbizotërohen nga Huawei dhe Apple, tha Ville-Petteri Ukonaho i Strategy Analytics.

Këto dy kompani, gjithashtu do të merrnin drejtimin në 5G vitin e ardhshëm.

Potenciali i Huaweit për shitje të smartphone në 5G jashtë Kinës është i kufizuar nga mosmarrëveshja tregtare me SHBA-në, kjo është arsyeja pse Apple duhet të mbizotërojë në një afat të shkurtër.