12:43 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Miratohet propozimi për procesin e vetingut, në sistemin e drejtësisë

Në mbledhjen e Qeverisë sot është miratuar propozimi i Minstrisë së Drejtësisë për themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë me këtë rast ka thënë se me këtë proces “do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë”.

“Sot, në mbledhjen e Qeverisë u miratua propozimi i Minstrisë së Drejtësisë për themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.

Ky proces do t’ia kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.

Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka thënë ajo./IndeksOnline/