15:37 / E Martë, 11 Gusht 2020

Aprovohet urdhri klinik “Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”, ja çfarë i obligon institucionet shëndetësore

Është miratuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë urdhri klinik” Menaxhimi dhe trajtimi i COVID-19”, me anë të së cilit do tu ofrohet mbështetje dhe trajtim të duhur të gjithë personave të dyshuar të konfirmuar me Covid-19, raporton IndeksOnline.

Po ashtu përmes këtij urdhri synohet që të shmangen efektet e trajtimeve eventuale jo adekuate si dhe të bëhet unifikimi i trajtimit gjatë menaxhimit të pacientëve me këtë patologji.

Tutje bëhet e ditur se të gjitha institucionet shëndetësore të përcaktuara për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe atyre të konfirmuar me COVID-19, duhet të sigurojnë burime të mjaftueshme njerëzore si mjekë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër mbështetës për zbatimin e këtij udhërrëfyesi./IndeksOnline/