12:23 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aq e keqe rruga e Istogut, saqë ngecë edhe Golf II

Një rrugë e fshatit Baicë të Komunës së Istogut, është në gjendje të mjerueshme.

Sipas banorëve të kësaj ane, ajo rrugë ishte hapur për të përfunduar kanalizimin, mirëpo e njëjta ka mbetur në një gjendje të tmerrshme.

Kjo po iu shkakton vështirësi të mëdha për kalimin e saj, madje edhe me vetura.

Një dëshmitar ka dërguar pamje për Indeksonline duke treguar se vetura e tij e tipit “Golf II” ka mbetur në  mes të kanalit duke mos mundur të kalojë.

Sipas të njëjtit, kjo rrugë ka mbetur kështu tash e një kohë dhe nuk po rregullohet nga komuna./Indeksonline/