14:49 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arabia Saudite lejon avionët izraelitë të fluturojnë mbi territorin e saj

Arabia Saudite dha leje sot që të gjithë aeroplanët që fluturojnë brenda dhe jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe të përdorin hapësirën e saj ajrore, përpara nisjes së njoftuar të trafikut ajror midis Emirateve dhe Izraelit.

Fluturimi i parë zyrtar midis dy vendeve u zhvillua të hënën kur dhëndërri i Donald Trump dhe një delegacion izraelit mbërritën në Abu Dhabi me aeroplan të linjës ajrore izraelite El Al, pas një marrëveshje historike për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky ishte fluturimi i parë komercial izraelit që u lejua të përdorë hapësirën ajrore saudite./Indeksonline/