16:50 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arabia Saudite përdor dron në vend të modeleve, për t’u mos ekspozuar para meshkujve

Arabia Saudite ka thyer barrierat në industrinë e modës kur mbajti javën e parë të saj të modës, në fillim të këtij viti.

Megjithatë, duke se ende ka se çfarë të na befasojnë.

Një video ka dal nga një sfilatë që është mbajtur tash së fundmi. Aty shihet se në vend të modeleve, fustanet ekspozohen përmes dronit.

Jina, e cila ka postuar një video nga kjo sfliatë në rrjetet sociale ka shkruar se ata nuk lejojnë që modelet femra të ekspozojnë fustanët, për këtë kanë vendosur që ato të bëhen përmes dronit.

Duke iu referuar raporteve, modelet femra nuk janë ekspozuar për shkak se në audiencë ka pasur prezentë edhe anëtarë meshkuj, dhe kjo nuk është lejuar./Indeksonline/