15:16 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Arb Manaj shkëmben fanellën me mesfshuorin e njohur zviceran

Sot është zhvilluar takimi ndërmjet Keciorengucu dhe Adana Demirspor, duel ky në kuadër të xhiros së 11’të në Ligën e Parë turke.

Me golin e sulmuesit kosovar, Arb Manaj, Keciorengucu siguroi fitoren me rezultatin 1:0 ndaj Adana Demirspor, shkruan IndeksOnline

Pas kësaj ndeshje, Manaj ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e njohur zviceran Gokhan Inler, i cili ishte nga minuta e parë për klubin e Adana Demirspor.