12:20 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Arbana dhe Eduarti ‘ia nisin’ dasmës 9 ditë më herët

Çifti i njohur i showbizit Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë me martesë datë 17 qershor.

Dasma do të mbahet në Toskana, Itali, vend të cilin çifti po e frekuenton shpesh për shkak të përgatitjeve por sot ata ndodhën në Tiranë ku janë pritur me çifteli.

Aty shihet se Edi e shijon muzikën teksa Arbana e ngacmon me përshkrimin.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkroi ajo./Indeksonline/