13:19 / E Hënë, 20 Maj 2019

Arbana Osmani paralajmëron largimin nga Top Channel

Prezantuesja e suksesshme dhe mjaftë e pëlqyer, Arbana Osmani ka dhënë një lajm aspak të mirë për adhuruesit e saj.

Ajo ka tregua se shumë shpejtë do të largohet nga shtëpia mediatike ku edhe mori famë, Top Channel.

“Ditët e fundit në Top. E lodhur, por e lumtur”, ka shkruar ajo, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Arbana është duke mbajtur emisionin e saj me karakter human e social, “Dua të të bëj të lumtur”, që ndiqet dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë, duke arritur të sensibilizojë qytetarët përmes mesazheve pozitive./Indeksonline/