10:03 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arbana Osmani zbulon projektin e radhës për të cilin ka punuar prej kohësh

Arbana Osmani njihet si një moderatore mjaft e zonja, e cila është mjaft e dashur për publikun me anë të emisioneve që ajo sjell, shkruan Indeksonline.

Ndërsa duket se modelimi nuk është e vetmja aftësi e Arbanës, ajo është mjaft e zonja edhe në gatim.

Me anë të një fotografie që e publikoi në Instagram ajo ka shpjeguar se 6 vite më parë kishte publikuar një libër me receta gatimi, kurse së shpejti ajo paralajmëron një libër të ri “Receta për 5 minuta” për të cilin ajo tha se ka punuar prej kohësh, duke shpalosur talentin e saj të fshehur.

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh, 6 vite, pas librit tim të parë me receta gatimi, më në fund erdhi momenti për një të dytë… “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë.”: Ka njoftuar moderatorja.

Kujtojmë që ajo kohëve të fundit ishte ndër titujt kryesorë nëpër mediat rozë për shkak të jetës së saj private, ndarjes nga burri dhe thashethemeve për një romancë të re. /Indeksonline/