11:33 / E Martë, 06 Korrik 2021 / AR

Arbana sapo na dha një ide nga se është frymëzuar për emrin e Diellit

Nëse keni qenë në mëdyshje deri më tani se nga çfarë është frymëzuar Arbana për emrin e Diellit, atëherë ne do ju huazojmë një ide që në fakt na i serviri vetë moderatorja.

Krah fotove të pushimmeve në ishujt grekë, Arbana ka ndarë dhe një foto të Eduartit plot buzëqeshje, shoqëruar me dy fjalë: “Dritë dielli”.

Të jetë Eduarti muza e frymëzimit për Arbanën? S’do ishte aspak çudi. Fundja aty ku dashuria është e pafund, gjithçka ndodh.

Edhe mamaja e Eduartit quhet Diella, prandaj dielli qenka kudo në familjen e Arbanës.