75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Arbeloa i përgjigjet Gulerit pasi nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin: Asnjë trajner nuk i ka dhënë kaq shumë minuta

Trajneri i Real Madrdit ka folur për situatën e fundit të krijuar nga Arda Guler.

Mesfushori turk nuk u pajtua me vendimin e Arbeloas gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Celta Vigos, shkruan IndeksOnline.

Ai dukej i nervozuar në momentin kur kuptoi se duhej të zëvendësohej, për t’ia liruar vendin Cesar Palacios.

Arbeloa pas ndeshjes u pyet nga gazetarët për reagimin e Guler, derisa tha se askush nuk beson më shumë se ai te mefushori turk dhe asnjë trajner nuk i ka dhënë kaq shumë minuta.

“Do të doja të dija se çfarë lloj trajnerësh të tjerë i kanë dhënë kaq shumë minuta Ardas. Askush nuk beson tek ai më shumë se unë dhe askush nuk i ka treguar kaq shumë besim sesa unë”, ka deklaruar Arbeloa./IndeksOnline/