14:09 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arbeloa kthehet në një detyrë tjetër në Real Madrid

Alvaro Arbeloa do të punojë krah për krah me Emilio Butraguenon, drejtorin e Marrëdhënieve Institucionale dhe do të ketë një rol të ngjashëm me atë të ushtruar tashmë nga ish-lojtarët e tillë si Roberto Carlos dhe Ronaldo.

Arbeloa do të përfaqësojë klubin në të gjitha llojet e ngjarjeve institucionale dhe të Fondacionit, një pozicion që e ka pranuar me entuziazëm të madh pasi që është rikthyer në klubin e zemrës.

Ish-futbollisti madrlien ka veshur fanellën e skuadrës në 155 raste ndërsa ka shënuar tre gola.

Tashmë 34-vjeçari ka fituar edhe tre trofe të çmueshëm me ‘mbretërit’, përkatësisht një herë La Ligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve.