Arbeloa për rikthimin e Mourinhos: Ai është numri një
Alvaro Arbeloa pritet të shkarkohet nga detyrat e tij si trajner i Real Madridit, në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të shumta nga mediat spanjolle, klubi mbretëror ka gjetur pasardhësin e tij, e ai është Jose Mourinho, shkruan IndeksOnline.
Para ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, Arbeloa u pyet për rikthimin e mundshëm të portugezet.
Ai para gazetarëve theksoi se do të ishte i lumtur nëse ”Special One” rikthehet, pasi sipas tij ai është më i miri në botë.
”Ditën që klubi merr një vendim për trajnerin e sezonit të ardhshëm, ata do ta bëjnë atë kur ta gjykojnë të përshtatshme.
Për mua, si lojtar dhe tifoz i Real Madridit , Mourinho është numri një. E mendova këtë një muaj më parë dhe ende e mendoj. Ai është dhe gjithmonë do të jetë ‘njëri prej nesh’. Nëse është këtu sezonin e ardhshëm, do të jem shumë i lumtur ta shoh përsëri në shtëpi.”, ka deklaruar Alvaro Arbeloa./IndeksOnline/

