13:44 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Arbeloa, trajner në akademinë e Real Madridit

Alvaro Arbeloas do t’i jepet një rol trajner në akademinë e Real Madrid nga sezoni i ardhshëm.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Los Blancos, i cili u diplomua në akademinë e klubit, do të marrë përsipër një nga 11 skuadrat e të rinjve në dispozicion.

Në total, janë 13 skuadrat në akademinë e Real Madridit, por punët e Raul dhe Dani Poyatos si bosët e Castilla dhe U19 duken të garantuara për sezonin e ardhshëm.

Me shumë gjasë Arbeloa do të filloj të stërvisë kategorinë U-18. Spanjolli aktualisht po studion për licencën e tij në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) në distancë dhe do të përfundojë fazën e parë të kursit në javët e ardhshme.

Faza e dytë e kursit licencës do të shohë trajnerin Arbeloa ndonjë ekip në një akademi – në këtë rast, në Real Madrid – qoftë si trajner kryesor ose asistent në mënyrë që të fitojë një vit përvojë. /IndeksOnline/