09:06 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Arben Vishaj emërohet ud. drejtor i Klinikës Infektive në QKUK

Infektologu Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar vet Vishaj në një deklaratë për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se e ka pranuar këtë pozitë gjatë ditës së enjte.

“Po e kam pranuar emërimin sot. Është kohë e vështirë, por do të mundohem të bëj më të mirën”, ka thënë Vishaj.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Izet Sadiku i cili mbajti këtë pozitë për rreth 3 muaj. Sadiku poashtu ishte emëruar ud. pas dorëheqjes së Lindita Ajazi-Berishes.