14:06 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Arbër Hajdari flet për ish-banorët e “BBVA 2”

“BBVA 2” mund të ketë mbaruar, por jo opinionet e Arbër Hajdarit mbi banorët. I ftuar në “Ftesë në 5”, Arbri ka folur për banorët, duke listuar banorët që s’i mungojnë fare, kush i mungon, kush i mbajti pak inat, si dhe nuk e kurseu as banoren më dramatike të këtij spektakli.

Kush do i mungojë?
 
Arbri u shpreh se për hir të batutës dhe fitores së çmimit të madh, i mungon Luizi.
 
Kush nuk do i mungojë?
 
“Ka sa të duash”, u shpreh ai, duke theksuar se hynë në “BBVA” për të mbështetur Luizin.
 
Me kë do të krijonte një miqësi të mirëfilltë?
 
Arbri tha se është pak natyrë komplekse dhe se ka vetëm 2 miq. Poooor, nuk e përjashtoi Kristin si një opsion, pasi e pëlqen mënyrën se si ai mendon dhe argumenton.
 
Kujt i ka mbetur paksa hatri me Arbrin?
 
Besojmë se përgjigjen e keni parasysh: Kiara ka pasur ca hatërmbetje, por e kapërceu situatën.
 
“Kiara ka pasur mendime të tjera, unë të tjera dhe ndoshta mund të ketë mbajtur pak distancë, por ka qenë çështje ditësh”, u shpreh Arbri dhe shtoi se: “Ndoshta duhet të kisha qenë pak më i butë me çiftin”, referuar pjesës së parë, kur Kiara ishte pjesë e “BBVA”.

Hmm, ndërsa konkurrentja më dramatike?

Olta! “Siç qeshja me gjërat që bënte kur ishte brenda, ashtu qesh edhe jashtë”, tha Arbri, duke nënkuptuar se Olta ka sjellë situata dramatike dhe të ekzagjëruara brenda shtëpisë.