10:15 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Arbër Hoxha në finale bëri një nga paraqitjet më të mira, tifozët befasohen nga lëvizjet e lojtarit shqiptar

Skuadra e Dinamo Zagrebit mposhti 3:1 Rijekan në ndeshjen finale të Kupës së Kroacisë.

Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan falë asistëve të lojtarit shqiptar, Arbër Hoxha, shkruan Indeksonline

Hoxha fillimisht bëri një asist te goli i Petar Susic në minutën e 28’të dhe më pas në minutën e 42’të asistoi te goli i Martin Baturinas.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë zhvilloi një super ndeshje dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në finale.

25-vjeçari iu bashkua Dinamo Zagrebit gjatë afatit të janarit, kurse në fund të sezonit u kurorëzua me dy tituj, Kupën e Kroacisë dhe Kupën e Ligës./Indeksonline/