21:48 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arbër Taraku, emërohet udhëheqës i projektit për menaxhimin e qenve endacak

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Arbër Taraku është emëruar udhëheqës i Projektit Nacional për Menaxhimin e Qenve Endacak.

Arbër Taraku, veterinar nga Peja, para se të emërohej në këtë detyrë ishte inspektor veterinar në Komunën e Pejës, i cili është i njohur për publikun që ngriti zërin për rrezikun e produkteve ushqimore serbe që shiten në tregun kosovar.

Ai u emërua nga Qeveria për udhëheqjen e projektit me shumë rëndësi për sigurinë e qytetarëve.

Ky projekt është në në zhvillim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe për të Qeveria ka ndarë fonde të mëdha.