19:10 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arbër Zeneli ftohet në ndeshjen kundër Monaco

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet ndeshja Monaco-Reims, e në këtë ndeshje siç duket është ftuar edhe ylli kosovar, Arbër Zeneli.

Kjo është konfirmuar nga vet skuadra e Reims përmes një postimi në tëitter, ku përveq që tregohet se Zeneli është ftuar për këtë ndeshje po ashtu është shkruar ‘Arbër Zeneli rikthehet’.

Zeneli ka arritur të rikuperohet pas disa mujsh që ka qenë jashtë fushës kurse rikthimi i tij do të jetë lajm i mirë edhe për Kombëtaren e Kosovës, për ndeshjen e marsit kundër Maqedonisë./IndeksOnline/.