09:17 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arbër Zeneli viziton qytetin e tij të zemrës, Mitrovicën

Një ndër mysafirët më të veçantë në ndeshjen Kosova – Anglia, ishte mesfushori, Arbër Zeneli.

Ai shfrytëzoi pushimin që mori nga klubi francez Reims, për të vizituar familjen dhe shokët e tij të kombëtares, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, ai vizitoi edhe Mitrovicën ku jetojnë  familjarë të afërt. Zeneli derisa po shetiste në qendrën e qytetit, shumë qytetarë e ndalën për t’u fotografuar me të.

24- vjeçari ka disa muaj që është duke kaluar fazën e rikuperimit, pasi në qershor iu nënshtrua një operimi në gjurin e këmbës.

Ai kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi në qershor.

/Indeksonline/