17:31 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Arbëria arrin në Turqi, trajneri Morina tregon për gjendjen e futbollistëve!

Tashmë skuadra e Arbërisë ka arritur në Turqi, ku edhe mbajti seancën e parë stërvitore.

Nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina, skuadra e Arbërisë po bëhet gati për vazhdimin e pjesë së dytë të sezonit, shkruan IndeksOnline

Për t’u njoftuar më shumë për gjendjen e futbollistëve dhe se a do të ketë transfere të reja nga Arbëria në afatin kalimtar dimëror, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin, Morina.

Ai tha se gjithçka po shkon në rregull dhe që nga nesër do të fillojnë stërvitjet intensive, ndërsa për sa i përket transfereve nuk zbulon shumë.

“Ne sot në mbrëmje kemi arritur në Turqi ku edhe zhvilluam seancën e parë stërvitore, nga nesër do të fillojmë me ritëm të ushtrimeve dy herë në ditë. Aktualisht jemi me të gjithë lojtarët dhe nuk kemi pasur telashe në punë.

I pyetur se a do të ketë transferime apo largime ende në këtë afat kalimtar, tekniku u përgjigj shkurt.

“Vetëm nëse vjen diçka e paparashikuar”, tha ai.