14:58 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Arbëria e fortë për Gjilanin, siguron tre pikë të reja

Skuadra e Arbërisë ka arritur të mposhtë Gjilanin me rezultat 1:0.

Ishte Lutfi Bilalli që në minutën e 72-të arriti të mposhtë Enea Koliqin, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e dytë Arbëria ishte më e mirë se Gjilani dhe fitoj tre pikë me meritë.

Kjo fitore ishte më se e nevojshme për Arbërinë pas rezultateve në xhirot e fundit./Indeksonline/