16:55 / E Martë, 29 Shtator 2020 / C E

Arbëria e ka seriozisht, merr pikë edhe nga Feronikeli

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së katërt të Superligës së Kosovës në mes të Arbërisë dhe Feronikelit.

Dy skuadrat kanë barazuar pa gola në një ndeshje me pak raste konkrete për shënim, shkruan Indeksonline.

Arbëria e ngjitur këtë vit në Superligës është duke treguar se ka hyrë për tu bërë ballë edhe skuadrave të forta.

Me këtë barazim, Arbëria mbetet në vendin e parë me tetë pikë, dy fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, Feronikeli ka të grumbulluar pesë pikë, një fitore dhe dy barazime. /IndeksOnline/