18:07 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Arbëria e konfirmon një super miqësore, luan me klubin rus

Skuadra kosovare, Arbëria përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se nesër do ta luaj një miqësore me klubin e njohur rus, Akhmat Grozny.

Skuadra e Superligës së Kosovës gjendet në Turqi për fazën përgatitore dhe kështu nesër do të luaj me klubin ku luan kosovari, Bernard Berisha, shkruan IndeksOnline.

Arbëria gjatë sezonit vjeshtor ka qenë skuadra e befasive në futbollin kosovar.