22:14 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arbëria vjen edhe me një tjetër transferim nga jashtë


Skuadra simpatike Arbëria, që këtë vit promovohet në Superligën e Kosovës, na ka njoftuar edhe me një transferim të ri nga jashtë.

Është fjala për brazilianin, Bruno Arrabal që ka luajtur për skuadrën e KF Burgan nga Kuwaiti.

Më poshtë postimi i plotë i klubit të Arbërisë:

” Mirësevjen Bruno Arraba

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me brazilianin Bruno Arrabal!

Arrabal vjen nga KF Burgan skuader kjo e cila garon në Kuwait.

Arrabal një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Remo, Caxias, Tupi, Mirim, Ethnikos, Kamza dhe së fundi skuadren Burgan.

Arrabal do ta bart ndresen e kuqe të KF Arbëria në rolin e mesfushorit.

Kryesia KF Arbëria dhe lojtari Bruno Arrabal u dakorduan në më të miren e tyre dhe në arritjen e objektivave të klubit”.