13:22 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Arbërisë i largohet futbollisti që e transferoi gjashtë muaj më parë

Gzim Rusi ka njoftuar se ka ndërprerë marrëveshjen me Arbërinë.

Pas gjashtë muajsh te skuadra e Superligës, futbollisti ka njoftuar se është larguar përfundimisht.

Rusi u bashkua me Arbërinë gjatë verës nga Trepça ’89.

Këtë sezon ai ka zhvilluar tetë ndeshje me fanellën e Arbërisë. /IndeksOnline/