Arbnor Morina: Barcelona luajti në nivelin e Superligës

Barcelona u turpërua në Camp Nou nga Bayern Munchen.
Përveç humbjes 0-3 që pësoi, katalonasit nuk realizuan asnjë goditje në portën e Neuer.
Trajneri kosovar, Arbnor Morina ka thënë se Barcelona ka luajtur në nivelet e Superligës së Kosovës.
“Bayerni ishte superior sonte, Barcelona ka luajtur në nivelet e Superligë. Vija e mbrojtjes ka mbetur shumë mbrapa dhe pasimet nuk kanë qenë të frytshme”, ka thënë Morina në ArtSport.
Golat për Bayernin në këtë sfidë i realizuan Muller dhe dy Lewandowski. /IndeksOnline/