Ardhja e Goretzkas te Milani, Leao ose Pulisic do të largohen
Gazetari italian Orazio Accomando ka zbuluar detaje të reja mbi planet e Milanit në merkaton e verës, duke përfshirë negociatat për Leon Goretzka dhe situatën e komplikuar të dy yjeve ofensivë, Rafael Leao dhe Christian Pulisic.https://448442085a1b88b0273d95e89aaaedc3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html
Sipas Accomando-s, drejtuesit e Milanit kanë rreth dy muaj që po negociojnë me mesfushorin gjerman të Bayern Munich.
“Rossonerët” i kanë ofruar Goretzkës një kontratë trevjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse shtesë.
Negociatat mes palëve po ecin pozitivisht, megjithatë mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e bonusit të firmës, që konsiderohet pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes. Sipas raportimeve, transferimi mund të realizohet edhe nëse largohet Luka Modrić.
E ardhmja e Leao dhe Pulisic në dyshim
Accomando foli edhe për situatën e Rafael Leaos dhe Christian Pulisic, duke lënë të kuptohet se Milani mund të sakrifikojë një nga dy lojtarët nëse Massimiliano Allegri vazhdon në stol.
“Nëse Allegri qëndron, është shumë e vështirë që Leao dhe Pulisic të qëndrojnë të dy në skuadër,” raportoi gazetari italian.
Sipas tij, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta, veçanërisht për amerikanin Pulisic, i cili thuhet se ka refuzuar ofertën e parë të klubit për rinovimin e kontratës.

