19:24 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ardian Ismajli mposht Rrahmanin dhe Ademin në derbin kroat

Derbin e madh kroat e fitoi Ardian Ismajli me Hajdukun e Splitit.

Hajduku triumfoi me rezultat 1:0 ndaj liderit të kampionatit, Dinamo Zagreb, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Maksimir, në kuadër të javës së 22-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Ismajli futet në lojë në minutën e 82-të, por iu gëzua fort kësaj fitore ndaj Dinamos, që u paraqitën titullarë Amir Rrahmani – reprezentues i Kosovës (zëvendësohet 86’) dhe Arijan Ademi.

Gjithçka u vulos në minutën e 52-të kur Ohandza shënoi për fitoren e Hajdukut. Në minutën e 81-të, Dinamo pati rast ideal, por Gavranoviq dështoi nga penalltia, duke jashtë portës. Dinamo kryeson me 53 pikë, kurse Hajduku është në vend të dytë me 44 sosh.

 

Temat: