17:57 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rrahmani, i paprekshëm në mbrojtjen e Dinamos – synon sonte fitoren e radhës në Sllovaki

Dinamo Zagreb është sonte mysafir i Spartak Trnava në kuadër të Europa League.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për grupin D, ku lider janë kroatët nga Zagrebi me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë sonte në zemër të mbrojtjes kroate, ku është bërë i pazëvendësueshëm, transmeton IndeksOnline.

Image result for amir rrahmani dinamo

Reprezentuesi kosovar me shokë sonte do ta synojnë fitoren e radhës për ta mbajtur lidershipin në grup.

Pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Spartak Trnava: Chudy, Chanturishvili, Grendel, Ghorbani, Conka, Godal, Toth, Oravec, Rada, Jirka, Gressak.

Dinamo Zagreb: Livakovic, Ademi, Dani Olmo, Hajrovic, Gavranovic, Rrahmani, Gojak, Stojanovic, Leskovic, Peric, Orsic./IndeksOnline/