10:19 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ardit Gjebrea feston ditëlindjen pranë familjes së tij

Ardit Gjebrea është një këngëtar, tekstshkrues, producent e moderator i njohur shqiptar.

Ai  sot feston ditëlindjen, duke mbushur plot 57 vite, shkruan Indeksonline.

Arditi ka shfrytëzuar rastin të falënderoj së pari Zotin, e pastaj të gjithë me radhë.

“Nuk ka më tortë me qirinj sipër, por nga tani e tutje për çdo datëlindje, do të kem një shishe që hapet për të thënë: “Gëzuar”!

Është ky falenderimi im për Zotin, që më lë të jetoj me familjen, shoqërinë, ata me të cilët punoj çdo ditë dhe ju që më rrethoni me dashuri.” , ka shkruar ai përkrah fotografisë pranë gruas dhe vajzës së tij. /IndeksOnline/