09:04 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arditi dhe Adrola, kanë disa fjalë për njëri-tjetrin

Mbrëmë është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga magjike 2019”.

Festivali është mbajtur në “Pallatin e Kongreseve”, ku konkurrentët i kanë prezantuar këngët e tyre, shkruan Indeksonline.

Festivali është udhëhequr nga bukuroshja shqiptare Adrola Dushi dhe Ardit Gjebrea, ku ky i fundit ka disa fjalë për të.

Vetëm energji pozitive sjell Adrola Dushi”, ishin fjalët e Arditit, të cilat i shoqëroi më një fotografi ku dyshja duken për mrekulli.

Ndërsa Adrola i tha “Eshte nje nder shume i madh per mua qe kam fatin te jem prane teje ne kete MAGJI!!!“.

Nata finale e festivalit “Kënga magjike” do të mbahet të shtunën (7 dhjetor). /Indeksonline/