20:44 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Argjend Bardhi i rikthehet Feronikelit

Mesfushori, Argjend Bardhi është rikthyer te klubi i Feronikelit.

Lajmin për rikthimin e tij te klubi i Drenicës e ka bërë të ditur vet Nikli përmes një postimi në profilin e tyre zyrtare në “Facebook”.

Gjithashtu, Bardhi ka folur edhe për faqen e klubit, duke thënë premtuar maksimumin e tij në secilën ndeshje.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për faqen e klubit.