14:35 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Argjendarët bllokojnë rrethrrotullimin në Mitrovicë, parkojnë veturat në rrugë

Banorët tek rrethrrotullimi në Mitrovicë, përkatësisht sheshi ‘Safet Peci’ që njihet si rrethi i argjendarëve janë në telashe me veturat që po i parkojnë aty.

Një banor në kushte anonimiteti ka thënë se mezi arrijë  të hyjnë në lagjen e tyre, për shkak të veturave të parkuara, të cilët zënë hapësirën për të lëvizur.

Ai thotë se këtë e bëjnë argjendarët të cilët e kanë shndërruar këtë pjesë si pronë private.

Siç shihet edhe në këto pamje, veturat tek rrethrrotullimi, kanë bllokuar rrugën, rreth ky mjaft i frekuentuar./Indeksonline/