Argjentina dhe Brazili pësojnë humbje në parakualifikimet për Kupën e Botës
Dy Kombëtaret më të forta në Amerikën Jugore, Brazili dhe Argjentina kanë pësuar humbje në ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Brazili u mposht minimalisht 1:0 ndaj Paraguait, me një gol të shënuar nga Gomez në minutën e 20-të, shkruan Indeksonline
Për Brazilin kjo ishte humbja e katërt më tetë ndeshjet e para të kësaj faze.
Nga ana tjetër, Argjentina pësoi humbjen e dytë – pasi u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2:1.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Mosquera dhe Rodriguez për Kolumbinë, kurse për Argjentinën shënoi Gonzalez./Indeksonline/