22:38 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Argjentina në shok: Sulmuesi i njohur bën vetëvrasje

Futbollisti i njohur, Santiago Garcia ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare.

Sipas raporteve të fundit, uruguaiani ka bërë vetëvrasje, pasi është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shkruan IndeksOnline.

Familja e tij kishte tentuar të kontaktonte me lojtarin pothuajse 3 ditë rresht. Pastaj ata lajmëruan policinë – kjo e fundit shkoi sot gjatë mëngjesit dhe panë lojtarin të shtrirë në dysheme pa shenja jete.

Garcia gjatë sezonit 2012/13 ka luajtur edhe për skuadrën turke, Kasimpasa./IndeksOnline/