19:40 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / AR

Ariana Grande dhe i dashuri i ri po bashkëjetojnë

Pas disa muajsh lidhje, Ariana Grande dhe i dashuri i saj i ri Ethan Slater tashmë jetojnë së bashku në Nju Jork. Një burim tregon për revistën amerikane Us Weekly se aktori është bashkuar me këngëtaren.

“Ata janë shumë të lumtur dhe janë shumë të mirë për njëri-tjetrin. Të gjithë miqtë e saj e duan atë”, tha burimi.

Grande (30) dhe Slater (31), të cilët janë zyrtarisht të martuar me dikë tjetër, u takuan në xhirimet e filmit Wicked në fund të vitit të kaluar.

 Thuhet se ata filluan të takoheshin në fillim të këtij viti. Grande dhe Slater të dy së ​​fundmi kanë paraqitur kërkesë për divorc./Indeksonline/